fbpx

Shpërthimi në Beirut, aq i fuqishëm sa u ndje deri në Qipro

Shpërthimi në Beirut ishte aq i fuqishëm sa thuhet që është ndjerë deri në Qipro, të paktën 234 km kilometra larg. “Të gjithë në Qipro e ndjenë,” tha një qytetar që kërkoi të identifikohej vetëm me emër, George.

“Dera po dridhej në shtëpinë time. Në Larnaca, e dëgjuan dhe e ndjenë… Ishte aq e lartë se ne menduam se ndodhi këtu. Shtëpia ime po dridhej.”

Ndërsa, një mjek në spitalin Shën Joseph, më pak se 2km nga vendi ku ndodhi shpërthimi tha se një numër shumë i madh të lënduarish po silleshin për të marrë trajtim.

“Por ne nuk mund t’i presim ata sepse spitali është shkatërruar. Po i lënë jashtë në rrugë. Spitali është i shkatërruar, sallat e operimit janë të shkatërruara,” u shpreh ai.

Deri më tani të paktën 10 persona dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e shpërthimit ndërsa mbi 400 persona janë plagosur.