28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Shpërthimi në “Çole” të Vlorës, tritol gruas së biznesmenit të ekzekutuar dy vjet më parë

spot_img

Shpërthim tritoli në lagjen “Çole” në katin e dytë të një pallati, raportohen për dëme materiale deri tani.

Qyteti i Vlorës është tronditur pasditen e sotme nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur në lagjen “Çole”. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë të një pallati dhe dyshohet se është shkaktuar nga vendosja e një sasie lënde plasëse, tritol.

Në banesën ku ka ndodhur shpërthimi, jetonte bashkëshortja e të ndjerit, Hyqmet Nexhipi, i cili u ekzekutua dy vite më parë në Vlorë.

Policia e Vlorës ka sqaruar për mediat se bashkëshortja e të ndjerit është vendosur në këtë banesë disa javë më parë me qira. Forca të shumta policore ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.

Në Vlorë Nexhipi njihej si pronari i peshkarexhës “Drita” dhe është ekzekutuar me breshëri automatiku mëngjesin e 23 janarit 2016 në vendin e quajtur “Karburant Vola” në rrugën “Transballkanike”.

52-vjeçari banues në Vlorë drejtonte automjetin tip “Honda”, me targë JBM3221, brenda së cilës janë gjendur 2 gëzhoja automatiku, model 56.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat