TË FUNDIT

Shpëtim Idrizi zbardh takimin me Metën, zbulon çfarë u diskutua

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zbardhur takimin që zhvilloi pak më parë me Presidentin Ilir Meta.

Idrizi tha se Metës i kërkoi që për zgjedhjet të lihet data më e afërt që e lejon Kushtetuta.

“Kërkova datën më të afërt që lejon kushtetuta për zgjedhjet.

Është një krizë e thellë e cila është thelluar më shumë pre tërmetit pandemisë dhe keqqeverisjes. Shpreha shqetësimin për deklarimin e kryeministrit të Greqisë për zgjerim në drejtim të Shqipërisë. I gjithë opinioni publik është i shqetësuar sepse ata thanë që e kanë informuar kryeministrin shqiptar. Ndërsa ky i fundit thotë se Greqia ka të drejtë ta bëjë këtë gjë.

Ky nuk është rast i Shqipërisë. Neni 15 i Konventës për detit kjo bëhet vetëm kur e lejon gjeografia. i Shpreha shqetësimin presidentit të Republikës sepse në këtë marrëveshje, dy ishujt kanë marrë të drejtë të zgjerohen duke cenuar zonën ekonomike të vendit tonë. Rama në ditët e fundit ka bërë një tërheqje dhe ka lexuar edhe vetë këtë pikë e cila thotë se aty ku nuk e lejon gjeografia një shtet nuk mund ta shpallë në mënyrë të njëanshme. Qeveria shqiptare nuk duhet të pranojë më devizën e Greqisë dhe Serbisë që çfarë është e tyre është e tyre dhe çfarë është e jona është e diskutueshme.

Kufijtë e Shqipërisë me Greqinë janë përcaktuar që nga viti 2013 dhe delimitimi i kufijve detarë dhe tokësorë është bërë me komision ndërkombëtar në vitin 1926. Nuk kemi çfarë bisedojmë me Greqinë. Nëse Greqia do të hapë çështjen e kufijve ne do kërkojmë territorin tonë. I bëra të qartë Metës se bisedimet duhet të fillojnë nga heqja e ligjit të luftës dhe zgjidhja e çështjes çame.

Ne nuk kemi ça bisedojmë me Greqinë për ujërat territorialë dhe kufijtë tokësorë. Shqipëria ka lëshuar shumë. Deklarata e mototakis ishte e turpshme.

PDIU i shprehu shqetësimet Presidentit që qeveria ka fshehur agjendën shqiptare në diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ka avancuar me agjendën greke”, tha Idrizi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat