fbpx

Shpëtohen nga anija shqiptare “Lissus” 73 emigrantë në detin Egje

homebis130718.jpg

Forcat Detare të Shqipërisë kanë marrë pjesë në një operacion të shpëtimit të emigrantëve në detin Egje. Anija “Lissus” u erdhi në ndihmë 73 emigrantëve në bordin e dy gomoneve në emergjencë.

Ushtarakët shqiptarë u angazhuan menjëherë dhe brenda pak minutave, 33 personat e njërës gomone u imbarkuan në bordin e anijes Frontex. Në gomone ndodheshin 19 burra, 6 gra dhe 8 fëmijë sirianë.

Ndërkohë që në një tjetër operacion “Lissus” shoqëroi një gomone me 40 emigrantë deri në imbarkim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *