Shpime nafte në Zagori? Reagon Rama

rama_web-thumb-large-770x470.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestat e banorëve të Zagorisë, të cilët kundërshtojnë shpimet për naftë në zonë.

Nëpërmjet një postimi në  “Twitter”, Kryeministri është shprehur se i gjithë ky debat është i mirëpritur ndërsa garanton se nuk do të bëjë asnjëherë vaki të ketë shpime nafte në këtë zonë.

“Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece,gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki”, shkruan Kryeministri.

/Real-news.tv/

scroll to top