Shpirt binjak apo koleg? Ronela Hajati sqaron një herë e mirë çfarë e ka Young Zerkën

Dy javë më parë, Young Zerka në “Shiko kush Luan” i konfuzoi të gjithë me deklaratat e tij, pasi u shpreh se Ronelën e ka shpirt binjak dhe kolege. Gjithmonë kanë qenë të tillë në daklaratat e tyre, mirëpo kësaj radhe diçka është sqaruar.

E ftuar në po të njëjtin emision, Ronela Hajati është pyetur t’i sqarojë një herë e mirë publikut se çfarë e ka Young Zerkën: shpirt binjak apo koleg? Pa shtuar fjalë të tjera, Ronela ka thënë “shpirt binjak”. Pra, e tha më në fund pas shumë vitesh që janë bashkë.