Shpresa: Nga Partia Socialiste nuk më ndan as dheu!

Screenshot_10.jpg

Një simpatizante e Partisë Socilaiste kishte ardhur nga Amerika për të votuar në zgjedhjet e 30 qershorit dhe nuk mund të mungonte as për t’u propaganduar nga selia rozë.

Kryeministri Edi Rama e prezantoi atë para qytetarëve të Patosit. Ndërsa militantja e Partisë Socialiste tha se nuk e ndan as Amerika dhe dheu nga kjo forcë politike.

“Ku hyra këtu dhe u ula, pashë një fytyrë shumë të dashur që e mbaj mend sa herë kam ardhur për fushatë në këtë zonë. E ftoj Shpresën këtu”, tha Rama.

“Jo Amerika që s’më ndan dot nga ju, po as dheu nuk më ndan, Nga Amerika shikoj çdo ditë TV shqiptar, ngrihem në 2 të natës dhe shikoj mitingjet e PD-së. Mitingjet e PD janë të groposura. Fitore, fitore me Edi Ramën” u shpreh Shpresa.

Rama vijon me fushatën elektorale. Ditën e sotme kryeminstri zhvilloi një takim me qytetarët e Patosit, ku prezantoi kandidaten e PS për kryebashkiake,  Rajmonda Balilaj. Në fillim të këtij takimi Rama u prit me protesta dhe pankarta “Rama ik”nga bannorët e Patosit. Para qytetarëve të Patosit Rama i tregoi presidentit Ilir Meta rrugën për zgjidhjen e krizës politike në vend. Ai i ftoi të gjithë simpatizantët e PS të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303