fbpx

Shpresë nga Izraeli: Zvogëlohet me 50% transmetueshmëria e virusit

Screenshot_5-7.png

Një “rreze shprese” nga Izraeli! Vendi është bërë model sa i përket shpejtësisë së vaksinimeve në të gjithë botën. Duket se fushata ka sjellë efektin pasi doza e parë e vaksinës Pfizer/BioNTech arriti të zvogëlojë transmetueshmërinë e koronavirusit me 50% .Vaksina e gjigantit farmaceutik amerikan dhe kompanisë gjermane të bioteknologjisë arriti jo vetëm të zvogëlojë simptomat e sëmundjes por edhe të ngadalësojë me 50% shpejtësinë e përhapjes së virusit.Tashmë në vendin e Benjamin Netanyahu, pothuajse 20% e popullsisë ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Sipas “Daily Mail”, studimet paraprake tregojnë se vaksina zvogëlon transmetimin dhe jo vetëm simptomat  e sëmundjes. Statistikat e qindra mijëra njerëzve që morën dozën e parë të vaksinës japin një rezultat të efektivitetit të saj.Sidoqoftë, ekspertët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur që qytetarët duhet të kenë kujdes pasi të marrin dozën e parë të vaksinës.Dy studime të tjera u kryen gjithashtu në Izrael, por me rezultate të ndryshme. Njëri arriti në përfundimin se vaksina zvogëloi rrezikun e transmetimit të virusit me 60%, ndërsa tjetra me 33%.Doza e dytë është e nevojshme për të arritur imunitetin 95%, theksojnë shkencëtarët.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303