fbpx

Shpresë për Emiliano Sala, detaje të reja

Emiliano-Sala-Football365.jpg

U bënë tre ditë që avioni në të cilin udhëtonte futbollisti i Cardif në Premier League është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

Por sipas versioneve të reja mendohet se avioni mund të jetë rrëzuar nga një masë akulli që ka pasur një nga krahët.

“Ne po fillojmë kërkimet duke përdorur aeroplanin e Kërkimit Ajror të Kanalit Channel të Burhou, Casquets, Alderney, në bregun verior të gadishullit të Cherbourg, në bregun verior të Jersey dhe pastaj mbrapa Sark”, ka deklaruar sot policia.

Thë Sun ka njoftuar se futbollisti po shkruante në Watsapp, duke thënë se avioni po lëkundej pasi po thyhej akulli që kishte në krah”.

Sipas ekspertëve ka ende shpresa pasi mendohet që avioni mund të ketë zbritur në ndonjë vend, përndryshe rrënojat do të ishin gjetur deri më tani. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303