“Shqetësimi im më i madh…”. Paralajmërimi i mjekes: Ky virus mund të zgjasë 1 vit

koronavirus-2-770x433.jpg

Mjekja Valbona Tolve e cila është në vijën e parë të Frontit të Luftës kundër koronavirust në Amerikë, ka deklaruar se shqetësimi më i madh i saj është që nuk kemi “personal protective equipment” për tu ruajtur nga infektimi me këtë virus. “Nuk kemi as maska. Shqetësimi tjetër është se spitalet nuk janë në gjendje t’i ndihmojnë dhe të kujdesen për të gjitë këta pacientë të infektuar”, ka thënë ajo. Pyetjes nëse mendon se ky virus do të zhduket së shpejti, Tolve i përgjigjet:

“Unë personalisht mendoj se ky virus mund të zgjasë dhe një vit. Njerëzit nuk mund t’i mbash të izoluar tërësisht për muaj me radhë. Është e pamudur po ashtu dhe perspektiva e anës së ekonomisë. Nëse do ketë lëvizje të njerëzve do të ketë infektime. Ideja është që të ketë sa më pak humbje jete nga ky virus. Prandaj Neë Yorku është mobilizuar nën drejtimin e Governor Cuomo të ndërtojë spitale dhe qendra testimi, që kush ka nevojë për ndihmë mjekësore ta ketë atë mundësi”, thotë ajo.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303