fbpx

Udhëzim për përdorimin e ekranit nga fëmijët tuaj

screen-use.jpg

Ka shumë pak prova se përdorimi i ekranit për fëmijët është i dëmshëm në vetvete, thonë udhëzimet nga disa pediatër.

Prindërit duhet të shqetësohen më pak për aq kohë sa ata e kontrollojnë kohën  e fëmijëve të tyre para ekranit, sipas udhëzimeve.

Ndërsa udhëzimi shmang vendosjen e afatit kohor të kohës para ekranit, rekomandon që mos t’i përdorin ato në orën para kohës së gjumit.

Ekspertët thonë se është e rëndësishme që përdorimi i pajisjeve të mos zëvendësojë gjumin, ushtrimet fizike dhe kohën me familjen.

Ndërkohë, një studim i veçantë ka gjetur se vajzat kanë dy herë më shumë gjasa të tregojnë shenja të simptomave depresive të lidhura me përdorimin e mediave sociale në moshën 14 vjeçare krahasuar me djemtë.

Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, i cili mbikëqyr trajnimin e specialistëve në mjekësinë e fëmijëve, ka publikuar disa udhëzime për fëmijët nën 18 vjeç.

Në udhëzime nuk ka dëshmi të mirë se koha përpara një ekrani është “toksike” për shëndetin, siç thuhet ndonjëherë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *