fbpx

Shqetësuese/Kosova raporton shifra të larta me rastet e reja nga COVID-19

kosove.png

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar 113 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 266 testeve.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste dhe më pak se dhe 10 raste në komuna të tjera.

Në 24 orët e fundit, nga Covid-19 janë shëruar dhe 67 pacientë, duke e çuar numrin total të tyre në 1,293.

Që prej fillimit të pandemisë, Kosova numëron 2991 të infektuar, 54 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar disa masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se nëse masat e reja nuk zbatohen, Qeveria e Kosovës, do të rikthejë masat rigoroze që rekomandohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Megjithatë, ministri Zemaj, nuk ka dhënë detaje se për çfarë masash rigoroze bëhet fjalë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303