fbpx

“Shqetësuese, numri i nxënësve ka rënë 50 % në 12 vitet e fundit”

shkolla_1490020078-6248572-1.jpg

Në konferencën kushtuar rolit të digjitalizimit në sistemin arsimor para-universitar në Kosovë me temën “Digjitalizimi në sistemin arsimor para-universitar në Kosovë”, të organizuar nga Kolegji Riinvest, u tha se digjitalizimi është i rëndësishëm për sa i përket vendimmarrjes, menaxhimit dhe përmirësimit të cilësisë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami tha se fatkeqësisht sistemi dhe cilësia në arsim nuk është e mirë, por shtoi se është tepër me rëndësi që të bëhet edhe digjitalizimi i sistemit arsimor. Ministrja Bajrami tha se shumë shkolla në vend nuk kanë kushte elementare për punë, duke përfshirë mungesën e ujit dhe pajisjeve sanitare, që është prioritet të punohet në këtë drejtim, por edhe pjesa e digjitalizimit nuk guxon të mbetët anash. Brengë për ministren mbetet edhe rënia e nxënësve në vazhdimësi.

Edhe Bardha Qirezi, rektore në Kolegjin Riinvest, tha se ideja e digjitalizimit nëpër shkolla është që të ketë platformë për zhvillimin arsimor sikur çdo shtet europian. Qirezi duke treguar avancimet me këtë sistem digjital, tha se përveç evidentimit të problemeve nëpër shkolla rritë edhe parandalon edhe politizimin e arsimit. Gjatë dekadës së fundit procesi i digjitalizimit jo vetëm që ka ndryshuar shoqërinë si tërësi, por edhe ka ndryshuar dukshëm në institucionet arsimore, e shkollat në veçanti.

Advertisement

Në këtë konferencë u prezantuan projektet e para të digjitalizimit për shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303