Shqetësuese: Zhduken dy femra në Prishtinë, familjarët raportojnë rastet

Numri i personave që raportohen si të zhdukur në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë raportuar dy të tilla, madje vetëm në Prishtinë.

Njëri rast është raportuar me datë 4 të këtij muaji dhe tjetri dje.

· Prishtinë 04.11.2019-13:00. Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se motra e saj viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

· Prishtinë 31.10.2019-12:00. Me 05.11.2019 ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e vëllait të tij viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.