fbpx

Shqipëri-Bjellorusi/ Fantastik Cikalleshi, kuqezinjtë në avantazh të dyfishtë

Shqipëria po luan prej orës 16:00 finalen për vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në Nations League.

Sokol Çikalleshi i papërmbajtshëm, ka shënuar sërish në “Air Albania”.

Kuqezinjtë kanë fituar në penallti, e cila është shndërruar në gol nga Çikalleshi.

Kuqezinjtë e Edi Rejës përballen me Bjellorusinë në “Air Albania”, takim që duhet fituar për ta mbyllur në krye të grupit.

Amir Abrashi dhe Elseid Hysaj janë mungesat e mëdha në këtë sfidë, ndërkohë që trajneri italian i kombëtares ka bërë disa ndryshime në formacion.

Jurgen Gjasula rikthehet si titullar në mesin e fushës.