fbpx

Shqipëri-Itali, bashkë në luftën kundër krimit

veliu.jpg

Shqipëria do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet italiane në luftën kundër krimit të organizuar. Për këtë qëllim ishte edhe vizita që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar në Itali.

Ai zhvilloi një bisedë me shefin e policisë italiane, Franco Gabrielli, si dhe me figura dhe personalitet të spikatura të vendit fqinj.

Kreu i Policisë së Shqipërisë mori mbështetje si dhe siguroi partnerët italianë, që vendi ynë do të vijojë të jetë shembull i bashkëpunimit kundër trafikut dhe krimit të organizuar.

Në takime u diskutua për krijimin e strategjive të përbashkëta në koordinim të ngushtë me njëri – tjetrin si dy partnerë strategjikë, dhe zhvillimin e politikave të përbashkëta për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar transnacional, intensifikimin e hetimeve të përbashkëta me qëllim rritjen e efikasitetit të hetimeve, por edhe të sekuestrimit të aseteve kriminale, si dhe një theks të veçantë u vu në rritjen e numrit të skuadrave të përbashkëta policore, me qëllim ndjekjen e hetimeve në formë më të konsoliduar.

Gjithashtu, u vendosën edhe objektiva konkrete, të cilat do ndiqen hap pas hapi dhe do të analizohen në takime periodike mes Drejtuesve më të lartë të dy Policive. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303