fbpx

Shqipëri-Moldavi/ Formacionet zyrtare, sa shumë ndryshime për kuqezinjtë

Shqiperi-Moldavi-800x424.png

Kur duhet më pak se një orë që të nisë ndeshje Shqipëri-Moldavi, në “Elbasan Arena” janë publikuar formacionet zyrtare.

Ajo që vihet re është se nga ndeshja e parë e humbur në Islandë, Edi Reja ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në rreshtimin titullar, duke hedhur nga minuta e parë plot pesë elementë, praktikisht gjysmën e skuadrës.

Kanë mbijetuar vetëm Berisha në portë, Veseli e Ismajli në qendër të mbrojtjes, Hysaj dhe Lenjani nga krahët dhe Abrashi në mesfushë, ndërsa nga minuta e parë do luajë Mërgim Mavraj, që do të mbajë dhe shiritin e kapitenit. Në mesfushë Basha dhe Xhaka ia kanë lënë vendin Ramadanit dhe Kaçes, ndërsa në sulm, Sadiku dhe Uzuni kanë spostuar Balajn dhe Cikalleshin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303