Shqipëri-Rusi, një marrëdhënie e vështirë

Marrëdhëniet Shqipëri-Rusi vijojnë të kenë probleme. Një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin.

Në një vizitë në qytetin e Beratit, ambasadori Karpushin u shpreh se marrëdhëniet Shqipëri-Rusi po kalojnë një periudhë jo të lehtë.

Ai tha se po punohet për të rivendosur lidhjet dypalëshe të cilat janë ndërprerë prej 30 vjetësh.

“Marrëdhëniet Shqipëri-Rusi kanë ende probleme, ndërsa vendet tona po kalojnë një periudhë jo të lehtë. Po punojmë për të rivendosur lidhjet dypalëshe të ndërprera prej 30 vitesh. Në ekonomi dhe tregti kemi ende marrëdhënie të dobëta”

Lër një koment