fbpx

Shqipëri “shterpë” ndaj Jordanisë, 0-0 në “Elbasan Arena”

shqiperia.jpg

Shqipëria nuk arriti dot të shkonte më shumë sesa barazimi 0-0 në miqësoren ndaj Jordanisë, të luajtur mbrëmjen e së mërkurës në “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë janë treguar më këmbëngulës në pjesën e parë, por nuk kanë mundur të gjejnë dot rrugën e rrjetës.

Në minutën e 25 kuqezinjve iu mohua një penallti, kur Grezda la pas mbrojtësin jordanez dhe sapo hyri në zonë u rrëzua nga kundërshtari, por arbitri lejoi lojën që të vazhdonte.

Ndërsa në pjesën e dytë, Uzuni goditi shtyllën, ndërsa Bekim Bala në sekondat e fundit goditi bukur me kokë pas një goditjeje këndi, por topi përfundoi jashtë për pak centimetra.

Të dielën, Shqipëria do të luajë kundër Izraelit për Ligën e Kombeve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *