Shqipëria dhe Maqedonia po hedhin në erë Bashkimin Evropian?

Mogherini-Hahn-770x433.jpg

“Ëndrrat për të hyrë në Bashkimin Evropian mund të zbehen për Shqipërinë pasi vende si Franca dhe Hollanda qëndronë ftohtë kur vjen puna tek zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor pavarësisht thirrjes së Komisionit Evropian që të fillojë procesi i pranimit”. Kështu shkruan Euronews në një artikull për Shqipërinë, ku përmendet edhe intervista e kryeministrit Edi Rama.

“Kryeministri Edi Rama shprehu zhgënjimin për situatën, duke i thënë Euronews javën e kaluar: “Ne duhet të përballemi me atë që gjithnjë e më shumë po rritet, vendimmarrja e Këshillit nuk bazohet në atë që bëjmë, në atë që vende si ne bëjnë, por në situata të brendshme ose dinamika të brendshme politike në vendet e ndryshme anëtare”, kujton Euronews fjalet e kreut te qeverise.

Të dyja si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur çështje të drejtësisë që kanë ngadalësuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit.
Në korrik, komisioneri i BE për zgjerim, Johannes Hahn, tha që Maqedonia e Veriut duhej të reformojë gjyqësorin e saj për të siguruar që ajo mund të trajtojë çështjet e nivelit të lartë të krimit dhe korrupsionit përpara se BE të mund të caktojë një datë për të filluar bisedimet e pranimit.

Bisedimet e pranimit për të dy vendet pritet të mbahen në tetor.
Pse Franca dhe Hollanda po bllokojnë bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

Eksperti politik, Florian Bieber tha për Euronews se, në rastin e Francës, ekziston një skepticizëm i përgjithshëm midis elitave për zgjerimin e BE.
“Unë mendoj se ka një ndjenjë midis elitave që zgjerimi i mëparshëm ishte një gabim dhe se minon ndikimin francez në BE,” tha ai. “Në këtë kuptim, ekziston një skepticizëm i përgjithshëm drejt zgjerimit.”

“Franca është pikëpyetja më e madhe”, theksoi Bieber. “Mund të jetë e gatshme të pranojë Maqedoninë e Veriut, por unë mendoj se kjo do të thotë që Shqipëria nuk do të ecë përpara, të paktën për momentin.”

“Mosmarrëveshjet dhe konfrontimet e brendshme të Shqipërisë midis partisë në pushtet dhe opozitës minojnë aftësinë e Shqipërisë për ta bërë çështje anëtarësimin e tyre”, tha Bieber.

Për Bieber, mënyra më e mirë që këto vende mund ta bindin Francën se ata kanë ndryshuar është të përpiqen ekstremisht në zgjidhjen e ceshtjeve te sundimit të ligjit dhe çështjeve të korrupsionit me shpresën për të bindur qeverinë franceze për ndryshimet ose për të krijuar një ndikim në BE, “në mënyrë që të tjerat vende anëtare t’i bëjnë presion Francës”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303