fbpx

“Shqipëria do hante në lugë floriri”, sipërmarrësi i qan hallet Bashës: Ore nuk është problem që…

basha-me-bizneset-770x408.png

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një bashëbisedim me një sipërmarrës në Durrës. Basha ka qënë sot në një prej fabrikave më të mëdha të prodhimit të letrës në Shqipëri.

Sipërmarrësi evidentoi disa nga problemet që e shqetëson në punën e tij të përditshme, ndërsa u ndal tek çmimi i lartë naftës, dritave, ujit dhe shumë e shumë shpenzimeve të tjera.

“Dhe të paguash 12 lekë kilovatin e energjisë elektrike, ju merreni me mend kur të tjerët e paguajnë 5 cent. Të gjithë rajoni e paguan 5 cent, bile për disa rajone disa vende kanë dhe subvencionime. Na vjen keq për një gjë se duke na mbajtur në këtë gjendje nuk rrisim dot rrogat e punëtorëve, ky është problem kryesor në Shqipëri, domethënë nuk është vetëm problemi i imi kryesor. Kostot e shpenzimeve rriten çdo ditë, çdo ditë aq më tepër sot na thonë tani që ne mbetjet, ne pak mbetje kemi, nuk kemi ndonjë kush e di se ca, po që të çojmë një kamion në landfill në Tiranë ne duhet të paguajmë 50 euro për ton transportin, edhe 50 euro atje në hyrje plus transportin, këto janë në kurriz të punës këtu.

Ore nuk është problem që, hajde se paska njëri me paguar, problem është i rritjes së kostove fiktive atyre parave që harxhohen për kot se në fund, në fund të gjitha këto janë paratë e shqiptarëve të shtetit shqiptar edhe duhet të mundohemi t’i shpenzojmë në mënyrë të tillë që të jetë më efektivitet jo kot rrit për hiç gjë kot. Le të shpresojmë që do ndërrojë kjo filozofi e keqe që ekziston në Shqipëri, se nuk jam vetëm unë, ka njerëz të tjerë që punojnë jashtëzakonisht shumë dhe vështirë, por fatkeqësisht kemi dhe një të shkuar të keqe, dhe kjo është e ardhmja, kjo është puna, kjo është jeta. Qeveria s’është në anën tonë, se Shqipëria do hante me lugë floriri “, -u shpreh sipërmarrësi Bardhyl Baltëza gjatë bisedës me kryetarin e PD.

Kryetari i opozitës ritheksoi premtimin për taksën e sheshtë 9 % dhe atë për sigurimet shoqërore 18 %, teksa një ndër vendimet kryesore të qeverisë re do të jetë ulja e çmimit të naftës, si një masë që do të ulë ndjeshëm koston për biznesin.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303