fbpx

Shqipëria e Italia bien në renditjen e FIFA-s, Kosova fiton dy vende

Screenshot_10-15.jpg

Shqipëria është rikthyer në vendin e zakonshëm në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë tashmë pozicionohen të 66-ët në botë, pasi kanë humbur tre vende në renditje.Trend tjetër ka pasur Kosova, që nga pozicioni i 113-të ka shkuar në të 111-in. Një rritje me dy pozicione i dardanëve, që janë në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Bernard Challandes.Italia kampione e Europës ka pësuar rënie pas rezultateve të fundit. Skuadra e Mancinit renditet tani në vendin e gjashtë, duke rënë me dy vende. Anglia ngjitet e katërt dhe pas saj renditet Argjentina.Belgjika nuk e lëshon vendin e parë dhe pas saj pozicionohen sërish Brazili dhe Franca kampione bote në fuqi. Spanja renditet e shtata, e ndjekur nga Portugalia e Danimarka, kurse në vend të dhjeta është Holanda.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303