Shqipëria e Madhe? Rama: Ja çdo bëjmë me Kosovën!

Kryeministri Edi Rama u shpreh nga porti i Durrësit se në pranverë do të kemi një kufi fluid mes Kosovës dhe Shqipërisë, njësoj si kufijtë e vendeve të BE.

Ai foli edhe për Shqipërinë e Madhe duke thënë se kjo është vetëm një sajesë e armiqve.

Jo më larg se dje, Ministria e jonë e Brendshme ka përfunduar draftin teknik për të hyrë në procesin gjyqësor dhe në pranverë të kemi në kufirin e sotëm një sistem të ri, sistemin Shengen. Tani kemi kaluar në një kontroll të unifikuar dhe zyra e policisë në kufi është zyrë e përbashkët dhe punonjësit do të qëndrojnë në një zyrë. Në pranverë do kemi një kufi fluid,  njësoj si kufiri mes Francës dhe Gjermanisë. Ne duam që këtë sistem ta vendosim edhe me Maqedonisë dhe Malin e Zi. Kush na thotë se kjo është një Shqipëri e Madhe, ju them se Shqipëria e Madhe është një sajesë e armiqve. S’ka Shqipëri të Madhe, por bashkim të shqiptarëve.”- tha Rama./real-news.tv/