Shqipëria e rrethuar nga varianti Delta, Alihmehmeti tregon se çfarë e pret vendin tonë

800-0-60faea870ff3e.jpg

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ishte sot i ftuar në emisionin “Top Talk”, ku foli për situatën e infektimeve me Covid 19 në vend.Javët e fundit, në mbarë botën po raportohen raste në rritje të të infektuarve me koronavirus, dhe kjo sipas ekspertëve, vjen si pasojë e variantit të ri, të njohur si “Delta”.Në Shqipëri, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por janë raportuar disa raste, të dyshuara, teksa Ministria e Shëndetësisë thotë se “në vend po qarkullojnë disa mutacione të Covid 19”.Sipas Alimehmetit, varianti “Delta” nuk është më vdekjeprurës se variantet e tjera.

“E gjithë lilteratura në dispozicion në këtë moment e thotë qartë që risku për infektim nga varianti Delta, është po i njëjti si variantet e tjera të mëparshme.Fatmirësisht numri i rinfektimeve dhe rasteve të rënda, është shumë më i vogël. Edhe nëse infektohet, shumë rrallë ndodh në një formë të rëndë.Delta është variant më i transmetueshëm, por klinikisht nuk duket më i egër. Madje, e kundërta, shenjat klinike janë më të buta dhe e bëjnë që të ngatërrohet shumë me virozat e tjera, është më i ngjashëm me gripin e zakonshëm.Në raportin e CDC-së, që merr të dhënat nga Anglia, vdekshmëria e rasteve të njohura me Delta, është 0.3%. varianti Alfa është 2,0%. Gripi normal është 0.15%”.Mjeku thekson se “ndaj variantit Delta, një dozë nuk del, duhet e dyta patjetër!”

Por, si paraqitet situata epidemiologjike në Shqipëri?

“Kemi dy elementë që duhen marrë parasysh për të bërë këtë llogaritje. E para sa persona e kanë kaluar Covid, në mënyrë të certifikuar, pra, që e ka përcaktuar mjeku, që të jemi të sigurt.Në nivel individual, se cili e di statusin e vet, nëse e ka kaluar apo ka bërë vaksinën dhe sa i riskuar është, në varësi të moshës, sëmundjeve etj.Nga pikëpamja komunitare, situata është krejtësisht tjetër. Ne e dimë që ka persona që as janë vaksinuar, as e kanë kaluar Covid 19. Ajo që dimë, është që imuniteti natyror, është goxha i fortë.

Zgjidhja më e mirë sot është vaksinimi, kurrsesi nuk mund të jetë këshilla shko dhe infektohu”, shpjegon Alimehmeti.Sipas epidemiologut, sezoni i verës ndikon në uljen e infektueshmërisë, ndërsa në dimër do të përjetojmë raste në rritje:“Vera ndikon. Kemi qartësisht diferenca të mëdha. Kemi parë që çdo dy tre muaj, ka variant të ri. Ideja me vaksinën, është t’i dalësh para sezonit. Në dimër presim një trend rritjeje. Jo si vjeshta-dimri i kaluar”.

Ai shpjegon se edhe mutacionet e Sars Cov 2 kanë një fund!

“Kanë një limit edhe këto mutacione. Mutacionet që ka varianti “Delta” i kishim parë më parë te varianti kalifornian, te varianti brazilian dhe variante të tjera. Në mënyrë të pavarur, në vende të ndryshme, shohim që virusi po merr të njëjtën rrugë dhe kjo jep transmetueshmëri më të lartë. Nga ana tjetër, kjo zakonisht shoqërohet me pak zbutje klinike. Kjo është avantazh për virusin, që të transmetohet lehtë”.

Do zhduket ndonjëherë Covid 19? Si do të trajtohet më tej ky koronavirus?

“Rrugës, duke u shtuar numri i atyre që janë vaksinuar dhe që e kanë kaluar, kjo do të kthehet në një sëmundje të fëmijërisë. Fëmijët do e marrin që herët. Do jenë imunë që në fëmijëri, e rrugës do të fillojnë ta njohin“, thotë Alimehmeti

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303