Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën

HIQEN-KONTROLLET-ME-KOSOVEN.jpg

Shqipëria ka marrë masën e radhës duke mbyllur përkohësisht kufirin me Kosovën.

Kjo masë vjen pas konfirmimit zyrtar të 33 rasteve të personave të prekur nga Covid-19.

Mbyllja e kufirit do të jetë ne efekt deri më 15 mars.

Sipas njoftimit zyrtar, akses për të kaluar kufirin do të kenë vetëm automjetet qeveritare dhe ato të shëndetësisë.

Një masë e tillë pakëson edhe më shumë rrezikun për Kosovën, ku deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303