Shqipëria, me risk të lartë për pastrimin e parave nga korrupsioni, masat që po merren

Komiteti i Ekspertëve mbi masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, MONEYVAL, është një autoritet i përhershëm pranë Këshillit të Europës, të cilit i është besuar përputhshmëria e standardeve kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. MONEYVAL ndjek efektivitetin e zbatimit të rekomandimeve për autoritetet kombëtare, për të përmirësuar sistemet e tyre.

Së fundmi, është publikuar raporti i raundit të 5, përfshirë edhe Shqipërinë, si një vlerësim i përditësuar i efektivitetit të masave që ka ndërmarrë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

MONEYVAL e ka të qartë se autoritetet shqiptare kanë një kuptim të drejtë të risqeve që ka vendi për pastrimin e parave në ekonominë formale dhe ka një mekanizëm kombëtar për politikëbërësit për të adresuar për zgjidhje. Gjithsesi, ky mekanizëm nuk është provuar të ketë qenë plotësisht efektiv.

Sipas raportit, korrupsioni paraqet një risk të madh për pastrimin e parave në Shqipëri. Shpesh të lidhura me organizata me aktivitet kriminal, ai gjeneron shuma domethënëse nga vepra kriminale dhe komprometon funksionimin efektiv të sistemit gjyqësor. Autoritetet shqiptare janë të ndërgjegjshme nga risqet e korrupsionit, por deri tani, zbatimi i ligjit ka marrë vëmendje të kufizuar për të shënjestruar korrupsionin, si të lidhur me pastrimin e parave.

Raporti vlerëson se reforma sinjifikative e drejtësisë që ka ndërmarrë Shqipëria do të adresojë më mirë risqet e korrupsionit. Autoritetet kompetente, në mënyrë sistematike, përdorin Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për të raportuar në shkallë të gjerë sinjalet nga burimet e informacionit, për të filluar procedurat kundër pastrimit të parave, shoqëruar me masa kundër financimit të terrorizmit. Hetime paralele janë hapur si për rastet e pastrimit të parave, ashtu dhe procedimeve kriminale.

Moneyval bën të ditur se, megjithëse janë bërë përpjekje të rëndësishme, as Banka e Shqipërisë dhe as AMF nuk përdorin në mënyrë të vazhdueshme perspektivën e bazuar në risk kur vlerësojnë aplikimet për licencë nga institucionet financiare, ose të marrin qasje sistematike për t’i monitoruar ato, për të shmangur plotësisht riskun e infiltrimit kriminal./real-news.tv