25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Shqipëria mund të kishte 18 mijë të vdekur nga koronavirusi”, reagon ashpër Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Kryeministrit Rama, i cili u shpreh se nëse në Shqipëri nuk do ishin marrë masa kundër Covid-19, sot mund të kishim deri 18 të vdekur.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Vasili shkruan se se një progresion i tillë është cmenduri, duke thënë se është në të drejtën e shqiptarëve të zgjedhin nëse duan të qeshin apo të vajtojnë me të tillë deklaratë.

Postimi i Petrit Vasilit

Vajtoni ose qeshni me kryeministrin, zgjedhja eshte e juaja! Disa analiste kane bere sot komente mbi shifrat qe kryeministri dha per pandemine dhe rrezikun qe Shqiperia sipas tij kishte per te pasur 18 mije te vdekur.

Ju lutem sinqerisht mos humbni asnje minute kohe te shpjegoni shifra te tilla idiote, te nje budallalleku te ketyre dimensioneve.  Vetem qeshni gajasuni, ose vajtoni s’keni ç’beni tjeter. Ju kam thene shpesh qe se ç’jane ca ” qerratenj”, qe e tallin gjithmone kryeministrin dhe i vene ne goje shifra, qe ata vete nuk i thone kurre.

Ky dihet qe i thote pa ju trembur syri. Sa me i madh budalleku aq me i gezuar eshte kryeministri. Me siguri ndonje “qerrata” specialist do ti kete thene, qe coronavirusi qe ka rene me Shqiperi eshte ndryshe nga gjithe bota dhe eshte kriminel i madh. Beson i varfri kryeminister beson se aq di. Dhe del e thote do kishim 18 mije te vdekur, por na mbrojti ky….ha ha haaaa.

Po ky thote qe mund te kishim edhe 2800. Ç’nuk thote kryeministri. Vetem ata “qerratenjte” qe ja thane keto budalleqe nuk na i tregon. Nuk na thote kryeministri dhe se me cfare algoritmi a formule, i dilte vdekshmeria e Shqiperise me 2.8 milion njerez 10 here me e larte se Kina me 1 miliard e gjysem njerez.

Vajtoni a qeshni me kryeministrin kete zgjidheni vete!!!

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat