fbpx

Shqipëria nën ‘pushtetin’ e covid, rriten frikshëm shifrat

infektivi-ndroqi-780x405.png

Serish bilanc i rëndë nga koronavirusi në vend.  Ministria ka raportuar se bilanci i 24 orëve të fundit ka rezultuar me tre të vdekur dhe 319 të infektuar.

Janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar në 11,097 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 301 pacientë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303