fbpx

Shqipëria pa busull, Lituania fitore historike në Tiranë

Shqipëria humbi 1-0 kundër Lituanisë, duke zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta që nga koha kur Edi Reja është ulur në stolin kuqezi. Skuadra kuqezi është parë pa busull dhe e lodhur fizikisht. Më të vendosur miqtë, që arritën një fitore historike në “Air Albania”, sepse kishin 4 vite pa fituar një ndeshje zyrtare, që nga 11 tetori i vitit 2016, teksa festonin 2-0 kundër Maltës, ndeshje e  vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Goli erdhi në minutën e 51 pas një gabimi të Gjasulës që e ktheu nxitimthi topin mbrapa, por që shërbeu si asist për Kazlauskas, i cili pasi dribloi me lehtësi Strakoshën e çoi topin në rrjetë me lehtësi. Deri në atë moment ishte pikërisht Strakosha ai që kishte shpëtuar dy herë portën

Një ndeshje për t’u harruar nga skuadra kombëtare, që shfaqi probleme në të gjitha repartet dhe nxori në pah vështirësitë që ka ky ekip kur kundërshtarët mbrohen mirë dhe bëjnë presing që tek mbrojtja kuqezi.