fbpx

 Shqipëria renditet ndër vëndet me numrin më të lartë të azilantëve në rajon

DJI_0853-HDR-1150x862.jpg

Largimi i të rinjve nga Shqipëria mbetet një nga problemet më të mprehta që po  përballon vendi. Në shumë rajone është ulur shtesa natyrore e popullsisë dhe lëvizjet demografike të viteve të fundit kanë ulur ndjeshëm ritmin e zhvillimit ekonomik.

Pandemia duket se nuk i ka stepur shqiptarët që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian. Sipas  të dhënave  të Zyrës Europiane të Azilantëve  gjatë muajit shtator është rikthyer trendi i rritjes së kërkesave  të qytetarëve që kërkojnë të largohen nga Shqipëria duke arritur nivelin më të lartë që prej muajit shkurt që nisën edhe kufizimet për shkak të pandemisë.

Nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit  shqiptarët i kanë kërkesat disa fish më të larta duke lënë pas të gjitha vendet fqinje. Në shtator kanë aplikuar për tu larguar drejt vendeve të BE-SË 655 shqiptarë duke pësuar një rritje me 36% nëse e krahasojmë e muajin gusht.

Sipas të dhënave përsa i përket numrit të aplikimeve të dytët renditen shqiptarët nga Kosova me 238 aplikime,serbët me 212 dhe Bosnje-Hercegovina me 141. Mali i Zi rezulton se ka nivelin më të ulët të kërkesave të qytetarëve për azil. Por nëse bëjmë një krahasim të kërkesave për azil sipas numrit të popullsisë shqiptarët renditen të dytët në botë pas Sirisë. Në raportin e fundit të Zyrës Europiane për Azilantët theksohet se shqiptarët nuk tërhiqen nga dëshira për tu larguar nga vendi i tyre për një të ardhme më të mirë edhe pse rezultojnë të jenë shtetasit me nivelin më të lartë të refuzimeve.

Nga të dhënat rezulton se 4225  kërkesa të shqiptarëve të dorëzuara për azil vijojnë që të mbeten ende pezull. L Sirianët janë shteti me numrin më të lartë të aplikimeve për azil i ndjekur nga Afganistani dhe Kolumbia dhe Pakistani.Në shtator, më shumë njerëz kërkuan azil në BE krahasuar një muaj më parë dhe numri i aplikacioneve ishte afërsisht dy të tretat e atyre të marra para COVID-19.

 

 

 

 

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303