Shqipëria shpall ‘non grata’ dy diplomatë të huaj

Ministrja e Jashtme ka konfirmuar se qeveria shqiptare ka marrë një vendim për shpalljen si persona të padëshiruar në vend të dy diplomatëve të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit.

Ata dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.

“Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranianë si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”, tha zëdhënësja e MEPJ-së.

Disa burimeve jozyrtare kanë konfirmuar për televizionin Top Channel se ky vendim, me gjasë vjen pas një bashkëpunimi me shërbimet partnere dhe ato izraelite për të shmangur një incident gjatë ndeshjes në Shkodër.  /Real-news.tv/

Lër një koment