fbpx

Shqipëria sot 11 vite në NATO, ambasadorja Yuri Kim jep mesazhin e  bukur

Shqipëria sot shënon 11-vjetorin e anëtarësimit në NATO. Nisur nga ky moment ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ambasadës, uroi shqiptarët.

Ajo thekson se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë.

“Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë aleate në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë dhe Letoni. Së shpejti, NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.