fbpx

Shqipëria u mori talentet / Reagon Federata e Kosovës

Presidenti-FFK.jpg

Shqipëria vazhdon t’i ketë në vëmendje futbollistët e talentuar me rrënjë kosovare.

Një proces që ka startuar prej kohësh, për të gjitha kombëtaret kuqezi, por që u duk se do të frenohej disi me njohjen e Kosovës nga UEFA dhe FIFA.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për elementë të spikatur e me potencial, nuk mund të mungojë as dhënia e një mundësie të dytë, pavarësisht polemikave të shumta, edhe publike.

E tillë mund të quhet vijë-sjellja e Christian Panuccit me Loret Sadikun.

Por, në fakt, në listën e publikuar për dy ndeshjet e muajit nëntor, me Skocinë dhe Uellsin, binte në sy një tjetër prurje nga Kosova, Ardian Ismajli.

Futbollisti në fjalë ishte kapiten i U-21 të Kosovës, por tashmë ka bërë një kthesë, duke u bashkuar me kuqezinjtë e Shqipërisë.

Jo ata 21-vjeçarë, por të kombëtares së madhe, e cila ka përfaqësuar gjithmonë tërë kombin tonë.

Më herët u “peshkua” nga Panucci një tjetër lojtar i Kosovës.

Dermaku u grumbullua me verdheblutë nga trajneri Challandes, por më pas ndryshoi mendje dhe iu bashkua kombëtares së Shqipërisë.

Agim Ademi

Po si shihen këto “grabitje” nga presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit? Agim Ademi thotë se ka qenë dëshira e lojtarëve për ta përfaqësuar Shqipërinë.

“Sigurisht, është dëshira e lojtarëve që vendos në kësi rastesh. Ata shohin një perspektivë më të madhe te Shqipëria. Ismajli ka qenë kapiten i Kosova U-21, e kemi vlerësuar dhe respektuar.

Ndoshta ka parë konkurrencën këtu dhe është larguar. Neve na vjen shumë keq, si për Ismajlin, edhe për Dermakun, që nuk janë në mesin tonë. Mund të them se ata janë djem të mirë dhe iu dëshirojmë shumë suksese. Mendoj se Kosova është vendi i perspektivës për të gjithë ata që dëshirojnë.

Ne kemi një strategji, nuk i përzihemi trajnerit se kush ftohet në kombëtare. Duam vetëm që Kosova të kualifikohet”, u shpreh Ademi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *