fbpx

Shqipëria voton sërish kundër SHBA në OKB

45196156_2252461488324170_49689589043953664_n-677x450.jpg

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se Shqipëria ka votuar sërish kundër SHBA në asamblenë e OKB.

Shehu shprehet se Shqipëria votoi ‘pro’ rezolutës së paraqitur nga Kuba për heqjen e sanksioneve amerikane ndaj saj.

“Në një diplomaci të mençur e jo te “detyruar” ka edhe mënyra te tjera votimi ose mos votimi, për të shmangur ballafaqimin me aleatin tonë kryesor strategjik si shqiptarë”- thotë ndër të tjera Shehu.

Statusi i plotë:

Po për Kuben, pse duhet te votonim kundër ShBA-se?! Përsëri vote kundër ShBA-se ne Asamblene e OKB nga përfaqësuesi shqiptar, duke votuar “pro” Rezolutes se paraqitur nga Kuba per heqjen e sanksioneve amerikane ndaj saj. Nderkaq paradoksalisht përfaqësuesi ynë “absenon” per amendametet e paraqitura nga SHBA per kete Rezolute!! Ne keto vitet e fundit ka nje ndryshim te qendrimit amerikan ndaj maredhenieve me Kuben, ndaj te cilit ne nuk ka pse te kundervihemi, pavaresisht se si veprojne vende te tjera.

Ne një diplomaci te mençur e jo te “detyruar” ka edhe menyra te tjera votimi ose mos votimi, per te shmangur ballafaqimin me aleatin tone kryesor strategjik si shqiptare. Ne fakt kjo tendence kundervenie ndaj ShBA ne OKB (jo vetem aty), per ceshtje sigurie shume larg interesave e influencave tona, per te cilat ne duhet te ndjekim ate vend , ne mënyrën me paradoksale e te gabuar eshte bere një rutine ne qëndrimet tona ne ato organizma.

Gjykoj se kështu ne dëmtojmë interesat tona kombëtare dhe gradualisht krijojme “te cara” ne marrëdhëniet me ate vend thelbesor per ne e paqen ne bote, gje qe minimalisht rrezikon te zbehe perkrahjen e cmuar amerikane ndaj ceshtjeve tona madhore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *