fbpx

Shqipet urojnë festat nga burgu i Londrës

Screenshot_1-38.png

Festat e Nëntorit, 28 dhe 29, janë shënjuese për çdo shqiptar dhe kjo pasqyrohet tek postimet e shumta në rrjetet sociale.

Së fundmi disa djem shqiptarë kanë dërguar foto nga një burg i Londrës, Angli, dhe përshëndesin të gjithë shqiptarët.

I riu shqiptar që ka dërguar fotot, shkruan:

Përshëndetje JOQ! Jemi disa çuna në burg në Londër dhe përshëndesim të gjithë shqiptarët.

Gëzuar festën e Pavarësisë të gjithë shqiptarëve. Jemi të dënuar për shuma të mëdha, por kjo nuk na pengon të kujtojmë atdheun dhe vendosëm të na shohë e gjithë Shqipëria se edhe këtu e festojmë ditën e Flamurit!”

Ironia qëndron në faktin se këta të rinj zgjodhën Anglinë për një jetë më të mirë, një jetë të cilën atdheu mëmë nuk ua ofron dot për shkak të politikave keqqeverisëse ndër vite. (JOQ)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *