Shqipja në çdo cep të Greqisë

Fëmijët shqiptarë në Greqi nuk kanë mjaftueshëm Abetare dhe tekste të Gjuhës Shqipe.

Prej tre vitesh, të gjithë fëmijët shqiptarë që jetojnë në Greqi, mësojnë gjuhën e tyrë amtare pa libra. Mësuesit vullnetarë të këtyre lëndëve, shpesh herë u kanë bërë thirrje për ndihmë të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Por prej tre vitesh akoma nuk i ka dëgjuar askush.

Ata kërkojnë, që fëmijët shqiptarë që ndodhen në Greqi, të kenë mundësi të mësojnë gjuhën e bukur shqipe. Nuk duan që kjo gjuhë të humbasë nëpër cepat e Greqisë. Shteti grek nuk mund t’i ndihmojë në këtë iniciativë, kështu ata kanë kërkuar nga shteti shqiptar. Ministria e Arsimit në Shqipëri ka bërë një sy qorr e një vesh shurdh.

Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza” në Greqi, ju bën thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve t’i ndihmojnë në mbajtjen gjallë të Gjuhës Shqipe edhe përtej kufinjve. Kërkojnë libra, jo lekë.

Le të bëhen bashkë të gjithë shqiptarët e të ndihmojnë këto vullnetarë të palodhur, që mundohen kaq shumë të mbajnë gjallë gjuhën tonë edhe përtej kufinjve të Shqipërisë!

 

Lër një koment