fbpx

Shqipja publikoi foton e vjetër të Teas dhe Andit duke u puthur, reagon autorja e “Për’Puthen”:Qetësohuni!

1200-630-5f90764262ad9.jpg

Nuk ka dyshim që emisioni “Për’Puthen” i cili transmetohet pasditeve në Top Channel është një prej emisioneve më të ndjekura dhe më të komentuara.

Ditën e djeshme ish-pjesmarrësja Shqipe Hysenaj bëri lëmsh gjithë rrjetin teksa publikoi një foto ku supozohej se në të ishte Andi dhe Tea të cilët njiheshin më parë.

Tea dhe Andi në klasë të parë kishin mbledhur lekët për kafe. Foto bombastike që është direkt për skualifikim, sepse janë shtirur se nuk njihen të pafytyrët dhe mashtruesit. Janë tallur me një publik të tërë, me konkurrentët brenda, me produksionin. Hë moj Olsa ku je?Të shpëtoi ky detaji i vogël? Skualifikoi! Apo po fle gjumë dhe zgjohesh vetëm nga klikimet. Tani do e tregosh veten sa e drejtë je. Se unë të njoh por publiku që s’të njeh. Me mua e tregove drejtësinë.

Pas kësaj nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i autores Olsa Muhametit e cila ka publikuar dy video në Instastory ku mohon akuzat e Shqipes.

Ajo thotë se është alarm fals dhe se e gjitha do sqarohet të hënë, ndërsa dita e nesërme do vijojë normalisht.

“Qetësohuni, qetësohuni, është thjesht “false alarm”. Nesër kemi një super takim, nuk do e prish për falsë alarmin. Të hënën do i sqarojmë të gjitha, kush është e vërteta. Dhe një gjë mendoj me veten, çfarë bëjnë njerëzit për vëmendje. Programi i djeshëm ka shkuar prapë një milionë”.

Por si qëndron e vërteta pas fotos?

Vajza në foto është ish- e dashura e Andit dhe fotoja është realizuar para 4 vitesh. Kjo verifikohet nga komenti i Andit që shkruan “Arushi më i madh se Frensi”, duke na zbuluar edhe emrin e vajzës.

 

Vajza në fjalë jeton në Gjermani dhe ka pak ngjaashmëri me Tean, por nuk është ajo.

Kjo është ish- e dashura e Andit kur ishte e lidhur me të:

Dhe ajo  sot:

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303