Babë e bijë ngjiten në majën më të lartë në botë

Dy shqiptarë babë e bijë ja kanë dalë me sukses që t ngjisin majën më të lartë në botë në Everest.

Ata janë 17 vjeçarja Mrika Nikqi dhe i ati i saj, Arianit Nikqi.

“Ekspedita Everest 2019 përfundoi me sukses! Mrika Nikqi dhe Arianit Nikqi në majën më të lartë në botë! Mrikë malësorja si 17 vjeçare njëherësh alpinistja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botëror në Ekspeditën Everest 2019, dhe si shqiptarja më e re, së bashku me babain Arianit Nikqi, sot me datën 27 maj në ora 6:00 realizuan me sukses ngjitjen në majën më të lartë në botë,Everest”, thuhet në një shtyp.

Ndërkohë, 17 vjeçarja ka arritur deri më tani të ngjitë plot 4 maja të larta./real-news.tv