“Shqiptarët do të korrin fitore bindëse në Tuz, e presim për dekada”

Kur ka mbetur më pak se një orë nga mbyllja e procesit të votimit për zgjedhjet lokale në Tuz, Ministri i Pakicave në qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zenka, shpreh bindjen për një fitore bindëse të koalicionit shqiptar.

“Ky është koalicioni i parë serioz që ka pretendime për fitore e cila pritet prej më shumë se dy dekadash. Qëllimet tona me koalicionin janë të drejta, angazhimi kundrejt elektoratit shqiptar është maksimal. Mërgata shqiptare i është përgjigjur thirrjes së partive shqiptare për të votuar. Jemi më se optimist që do të korrim një fitore bindëse për këto zgjedhje që për të parën herë ndodhin në komunën e plotë të Tuzit.“, tha Zenka.

Ministri komentoi edhe shitblerjen e votave.

Kushdo që ka ndonjë të dhënë apo ndonjë element në duar duhet të lajmërojnë organet e caktuara që të merren masa. Subjektet shqiptare nuk e ndjejnë të nevojshme të blehet vota shqiptare që të votojnë shqiptarët.“, është shprehur Zenka./real-news.tv/