Ministria e Jashtme ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm ditën e sotme për të gjithë ata shqiptarë që ndodhen të bllokuar në Zvicër si pasojë e Koronavirusit
Të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 nuk do të penalizohen.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Zvicër.
? MEPJ informon të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër për shkak të situatës COVID-19 se nuk do të penalizohen.
? Derisa situata të kthehet në një gjendje normale, qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor dhe pa mënyra të tjera kthimi, lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen.
? Rekomandohet që shtetasit shqiptar që janë në këto kushte t’i raportojnë pranë zyrave të migrimit kantonal në kantonin ku po qëndrojnë.

