fbpx

Shqiptarët e Malit të Zi bashkohen në zgjedhje, do të dalin me një listë të përbashkët

eeqqq-600x338.jpg

Pas atyre në Luginën e Preshevës, edhe partitë shqiptare në Malin e Zi po bëjnë përpjekje për të dalë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 30 gusht.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu, I cili ka shkruar në rrjetet sociale se partitë shqiptare në Malin e Zi kanë vendosur të bashkojnë votat.

“Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Forca e re demokratike e kryesuar nga Nazif Cungu, Lidhja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Levizja qytetare Perspektiva, e kryesuar nga Amir Hollaj, duke kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit, kërkesën e qytetarëve, pritjen dhe ftesën e diasporës për bashkim, kanë rënë dakord që, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të dalin në një listë të përbashkët”, shkruan Cungu.

Bashkimi i partive shqiptare do të siguronte më shumë vende në parlamentin e Malit të Zi, duke i bërë shqiptarët faktorë të rëndësishëm në jetën politike të shtetit fqinj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303