Shqiptarët ‘heqin qafe’ kushërinjtë rivalë për biznesin e kokainës

Një gjykatë në Itali ka dënuar me 16-20 vite burg, pesë personat e përfshirë në vrasjen e dy kushërinjve shqiptarë, Alban dhe Agron Lleshaj.

Përgjegjësit për vrasjen e tyre janë Edmond, Elidon, Pjetër Lleshaj, Eduard Nikolli dhe Fatjon Stojan.

Dënimet u dhanë nga gjykatësja Piera Bossi, ndërsa Prokurori Giuseppe d’Amico, kishte kërkuar burgim të përjetshëm.

Kushërinjtë Lleshaj u ekzekutuan me armë zjarri, natën mes 9 dhe 10 dhjetorit të 2016-ës.

Sipas hetimeve rezulton se pesë të dënuarit drejtoheshin nga një tjetër shqiptar i njohur me nofkën ‘kuqi’.

Ata u vranë, pasi kishin shtrirë kontrollin e shpërndarjes së kokainë në Canegrate, Legnano dhe Parabiago.

Së bashku me viktimat ishte edhe një person i tretë, i cili arriti t’i shpëtonte atentatit.

Lër një koment