fbpx

Shqiptarët malit me drogën në krah, kapet ‘pritësi’ grek

droge-vlore.jpg

Falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke, goditet një rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku u arrestua një 71-vjeçar nga Athina, që posedonte rreth 95 kg kanabis.

Policia Kufitare e Igumenicës në bashkëpunim me Antidrogën, kanë marrë njoftim nga Policia Kufitare e Sarandës, se efektivët janë vënë në ndjekje të disa personave shqiptarë që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil. Në tokën greke ata do i priste një automjet.

Rreth orës 08.00 në vendin e quajtur Sajadhe, Igumenicë, Policia Greke ka ndaluar për kontroll automjetin  me targë IPA 4427 me drejtues 71-vjeçarin grek Panajotis Petropullos, banues në Athinë. Ai u arrestua në flagrancë.

Nga kontroll i makinës u konstatua se kishte ngarkuar 57 pako me peshë 94 kilogramë e 720 gramë kanabis.

Policia thotë se vijojnë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shqiptarëve që transportuan me krahë lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *