fbpx

Shqiptarët me numrin më të madh të kërkesave për punësim në Itali

bujqesi-600x360.png

Autoritetet italiane ftojnë emigrantët e paligjshëm në kërkim të pajisjes me dokumente të rregullta punësimi, që të përfundojnë praktikat administrative pasi janë orët e fundit të mbylljes së sanatorias së madhe të nisur më 1 qershor 2020. Data 15 gusht është afati i fundit kohor për punësimin e rregullt të emigrantëve klandestinë që brenda datës 8 mars 2020 ndodheshin në territorin italian apo që iu ka skaduar leja e qëndrimit.

Ministria e Brendshme italiane ka publikuar raportin e fundit të kërkesave të dorëzuara brenda datës 31 korrik 2020, e shqiptarët kanë numrin më të lartë për punësim në sektorin e bujqësisë e të blegtorisë.

Deri më 31 korrik 2020 janë 159,991 emigrantë që kanë kërkuar të pajisen me leje të rregullt qëndrimi.

87% të kërkesave janë për punësim kujdestarie familje e asistencë personi ku numrin më të lartë të kërkesave e kanë prezantuar emigrantë nga Ukraina, Bangladeshi e Maroku.

Më pas vijnë kërkesat për punësim në sektorin e bujqësisë e blegtorisë ku numrin më të lartë për punësim e kanë emigrantët nga Shqipëria e India. Për punësim në sektorin e bujqësisë janë dorëzuar 19,875 kërkesa e në 18,162 prej tyre punëdhënës janë shtetas italianë.

Deri më 31 korrik 2020 janë 3,837 shqiptarë që kanë kërkuar punësim në sektorin bujqësisë duke u renditur në vend të parë pas indianëve me 3,357 kërkesa.

Në sektorin e kujdesit të familjes e asistencës ndaj personit kanë kërkuar punësim 8,950 shqiptarë dhe janë në vend të tetë pas emigrantëve nga Ukraina, Bangladeshi, Marok, Peru , Pakistan etj.

Janë gjithashtu 426 sipërmarrës emigrantë shqiptarë që kanë dorëzuar praktikat për punësim të emigrantëve, në sektorin bujqësisë e blegtorisë.

Gjatë 14 ditëve të fundit mesatarisht çdo ditë janë dorëzuar 2,400 kërkesa me pikun më të lartë deri më 3,400 kërkesa ditore.

Kërkesat më të larta për punësim janë dorëzuar në rajonin e Lombardisë, ndërsa ndër qytetet numrin më te madh e kanë Mikani, Napoli e Roma./ora

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303