fbpx

‘Shqiptarët ndihen të tradhtuar nga qeveria’, Alibeaj nuk i ndahet testimeve, akuza të forta Ramës

alibeaj-1-1024x562.jpg

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj nuk i ndahet testimeve që duhen bërë ndaj koronavirusit, si dhe nuk harron akuzat ndaj qeverisë. Për neës24, ai tha se qeveria shqiptare po e lufton koronavirusin me “do të”, pa bërë asgjë konkretiksht.

“Shqiptarët sot ndjehen qartësisht të tradhtuar nga qeveria e tyre, pasi asgjë nuk bëhet me transparencë. Qeveria mund të thotë gjithçka, por ajo që shqiptarët kanë të drejtë të dinë është a po shpërndahen vërtet ushqime. Qetësia, siguria e publikut, që duhet të jenë i pari aleat i qeverisë, absolutisht nuk janë.

S’ka qetësi, as siguri. Duhen pajisur mjekët me pajisje për të bërë teste, siç thonë ekspertët e OBSH. Besoj se teknikët në çdo cep të botës janë shumë të mirë dhe të gjithë thonë ‘teste, teste’, se kjo është mënyra më e mirë për të ndërprerë zinxhirin e kontaminimit. Nuk ka mundësi që ekspertët e teknikët tanë të kenë mendim ndryshe.

Ka një muaj, një muaj e gjysmë, që është dhënë alarmi për koronavirusin, ndërsa qeveria thotë ende ‘do të marrim teste’. Kjo historia me ‘do të’ nuk i jep siguri asnjë qytetari. Është fatkeqësia jonë që kemi një qeveri të papërgjegjshme. Është e pafalshme që Kosova, Serbia, Maqedonia, vendosin shuma më të mëdha se ne për ndihmë. Më bëhet zemra mal nëse është e vërtetë që 11 mijë familje janë ndihmuar me ushqime”, tha Alibeaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303