fbpx

Shqiptarët “pushtojnë” Instagramin e Calvin Harris

calvin-harris-dua-lipa-one-kiss-number-1-1100-696x367.jpg

DJ me famë ndërkombëtare, Calvin Harris, mbrëmë argëtoi mijëra njerëz në festivalin Sunny Hill në parkun e Gërmisë.

DJ i njohur këndoi për herë të parë në Prishtinë dhe ai u përkujdes që performancat e tij të mbeten gjatë në kujtesën e shqiptarëve.

Ajo që ra në sy sot, ishte Instagrami i tij, saktësisht instastory ku dominojnë shqiptarë. DJ zgjodhi disa prej njerëzve të cilët e kishin etiketuar atë mbrëmë dhe i hodhi në instastory, aty ku ka miliona ndjekës.

Festivali Sunny Hill, u mbyll mbrëmë pas tri netëve elektrizuese me artistë ndërkombëtarë e shqiptarë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303