fbpx

Shqiptarët ‘të famshëm’ edhe në Zimbabve, pronari i kazinosë del para gjykatës, dyshohet se përdhunoi punonjësen

shqiptari-739x375.jpg

Një shqiptar pronar i një kazinoje në Zimbabve, doli dje në gjykatë me akuzën për përdhunim të punonjëses së tij nga ai shtet.

Sipas raportimeve për mediat, të dyshuarit Aldo Tuci, nuk iu kërkua të deklarohej kur u paraqit para një gjyqtari në Harare, por dëgjoi nga prokuroria, se Tuci i ka afruar një punë në kazinon e tij në Greystone Park, një vajze 29-vjeçare, e cila më pas e ka denoncuar për përdhunim, akuzë kjo që e ka çuar edhe para gjykatës.

Më 30 qershor të këtij viti, Tuci e ka ftuar në kazino të renë, kur nuk ka qenë askush tjetër.

Thuhet se Tuci i tha asaj se duhej të kryente marrëdhënie intime me të që ajo të siguronte punën e saj.

Ai dyshohet se pasi vajza nuk ka pranuar, ta ketë përdhunuar atë. Çështja doli në dritë pasi vajza u shkarkua nga puna për pretendimin se kishte mos performancë të mirë në punë. Pas shkarkimit vajza ka bërë edhe denoncimin në polici.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303