fbpx

Shqiptari abuzon me të bijën për një vit rresht: Nëna ime dhe unë ishim të tijat pa kushte

Screenshot_32-3.jpg

Një 14-vjeçare shqiptare në Treviso të Italisë ka akuzuar babanë e saj 46-vjeçar se ka abuzuar seksualisht me të për një vit me radhë.

Nëna e vajzës e zbuloi të vërtetën të shtunën e kaluar.

Ajo ishte dhunuar vazhdimisht nga i shoqi.

Një ditë, ajo  i tha vajzës së saj “Dua të vdes”.

Aty e bija rrëfeu ngjarjen e rëndë duke i kërkuar të ëmës të mos e lërë vetëm me të atin.

Gruaja më pas vendos të hetojë dhe zbulon të vërtetën e tmerrshme.

Babai “monstër” u largua nga banesa, ndërsa gjykata vendosi një ndihmë sociale për të shoqen dhe fëmijët e tyre.

E mitura tha se në fillim i ati e kishte ngacmuar duke e prekur me duar ndërsa më pas e kishte abuzuar atë seksualisht.

Gjatë rrëfimit mes lotësh ajo ka treguar se i ati ishte xheloz për të.

“Nëna ime dhe unë ishim të tijat pa kushte.

Nuk fola më parë sepse ai më kërcënoi“, deklaroi ajo.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303