Shqiptari dhunoi partneren dhe i nxori thikën mjekëve, arrestohet

Një 40-vjeçar shqiptar ka dhunuar patneren e tij dhe më pas ka kërcënuar edhe mjekët. Shqiptari i identifikuar si Shpëtim Shehi, pasi rrahu partneren e tij shkoi në polici për të nënshkruar një detyrim që në fakt nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Por pasi është kthyer në banesë dhe ka parë ambulancën që partnerja e tij kishte thirrur për ta mjekur, është nevrikosur dhe ka filluar të kërcënojë me një thikë kuzhine.

Ai u arrestua nga policia dhe partnerja e tij pati dy hematoma të mëdha në fytyrë nga kjo ngjarje. Nuk dihen ende shkaqet se përse ka nisur konflikti mes partnerëve.