fbpx

Shqiptari hero, shpëtoi fqinjët nga rrënojat e tërmetit

5c24e6d65a9f1gazmendi_1545903886-4012957.jpg

Ditën e djeshme, Italia u godit nga një tërmet, i cili solli dëme të shumta materiale, por edhe mbi 28 të plagosur. Ajo që ka bërë bujë, ka qenë pikërisht ndihma e një shqiptari, që i ka dhënë familjes dhe fqinjëve të tij.

Gamend Hysenaj ishte heroi i mbrëmjes, i cili shpëtoi fqinjët e tij duke i nxjerrë nga rrënojat që tërmeti 4.5 ballë kishte shkaktuar. Gazeta prestigjioze italiane ka shkruar për Hysenajn, duke e cilësuar si ‘heroi i rastësishëm’. Gazmendi është shprehur për mediat italiane, duke thënë se është zgjuar nga të qarat e fëmijëve dhe ulërimat e fqinjëve. Menjëherë, ai ka shpëtuar fëmijët, gruan dhe u ka dhënë ndihmë gjithashtu edhe fqinjëve.

Shqiptari kishte vetëm një vit që jetonte në Itali dhe punonte si murator./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *